Deklarata e Shoqatës AREA mbi Shkeljen e Njëanshme të PPA-ve, Deklaratë për Media, 09 Korrik 2016

Shoqata Shqiptare e
Energjisë se Rinovueshme – Area
(“Shoqata Area”) referuar Vendimit
Nr. 101, te Mbledhjes se Bordit te Komisionereve te Entit Rregullator te
Energjisë (“Ere”), Datë 23.06.2016
deklaron se vendimi për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme kontratën afatgjate
te blerjes së energjisë elektrike (PPA) të firmosur ndërmjet Prodhuesve te
Vegjël te Energjisë (“PVE”) elektrike me hidrocentrale deri në 15 MW dhe Korporatës
Elektroenergjetike Shqiptare – KESH sh.a. (“KESH”) është në shkelje të hapur te të gjitha parimeve te sigurisë ligjore
dhe mbrojtjes së investimeve.

Mbi sa me sipër duam
te kujtojmë qe shoqëritë prodhuese kane lidhur me shoqërinë KESH sh.a.
kontratën “Për shitblerje të energjisë elektrike” në zbatim të Kontratës së
Koncesionit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e hidrocentraleve te tipit Bot, Rot
dhe Boo, ne vijim te shpalljes
fituese në procedurën përkatëse të zhvilluar nga ish Ministria e Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikes, sot Ministria e Industrisë dhe Energjisë ne cilësinë
e Autoritetit Kontraktues dhe te cilat bazohen ne vendimet e marra nga Këshilli
i Ministrave ose Kuvendi i Shqipërisë.

Ne kete kuadër kemi
argumentuar ne vazhdimësi shqetësimet dhe kundërshtimin tone qe nga momenti i
hapjes se procedurës me Vendimin e ERE-s Nr. 62, Datë 13.05.2016, dhe ne mënyre
te plote me Rezolutën e Asamblesë se Përgjithshme te Shoqatës AREA, e me tej
gjate procesit te konsultimit te ERE-s me grupet e interesit ne seancën
dëgjimore te zhvilluar me date 13.06.2016 pranë Entit Rregullator të Energjisë
(“ERE”), si dhe se fundmi me Ankimin Administrativ pranë ERE-s kundër Vendimit
Nr. 101, Datë 23.06.2016 të Bordit Ekzekutiv të ERE-s, si një vendim qe cenon hapur
parimin e sigurisë juridike te marrëdhënieve dypalëshe afatgjate ne kohe.

Sa me sipër është një tentative për te detyruar prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike të
nënshkruajnë një kontrate te re për shitjen e energjisë së prodhuar prej tyre,
duke shkelur të drejtat që ata i kanë fituar ligjërisht më parë dhe duke vënë
në dyshim të ardhmen e tyre. Juridikisht duke
pasur parasysh se VKM-ja Nr. 244, Datë 30.3.2016, shërben si një model
tranzitor i tregut, e shikojmë kete veprim si hapjen e rrugës për rrëzimin
tërësisht të kontratave të shitblerjes (PPA-s), për më tepër me akte ekzekutive
(pra te një VKM-je qe do të shfuqizonte VKM-ne 244).

Për sa me sipër, legjitimohemi për te ndjekur te gjitha rrugët
ligjore brenda dhe jashtë vendit dhe veçanërisht atë pranë gjykatave
administrative dhe kushtetuese lidhur me Vendimin Nr. 101/2016 te ERE-s dhe VKM-ne
Nr. 244/2016, si dhe ne arbitrazhet ndërkombëtare te parashikuara nga kontratat ose aderimi ne Energy Charter Treaty, Gjykatat
e Arbitrazhit te ngritura sipas Uncitral
me qendër ne Stockholm ose tjetër, si dhe ICSID bazuar marrëveshjen e
Washington l8 mars 1965 për mbrojtjen e investitorëve te huaj, ne Gjykatën
Evropiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, etj.

Gjithsesi me vullnet
për të gjetur zgjidhje, sipas përcaktimeve ligjore dhe praktikave rregullatore
të një vendi kandidat të denjë për në Bashkimin Evropian, në mënyre që t’u
garantohet qëndrueshmëri investimeve ekzistuese dhe te mundësohet operimi në
mënyrë ekonomike dhe me një kthim të arsyeshëm të investimit, Shoqata AREA, mbetet ne pritje te
një ftese nga autoritet kompetente te tille qe te shpreh qarte vullnetin për te adresuar ne mënyre te drejte çdo shqetësim edhe
deri ketu krijuar për investitorët ekzistues, lidhur me te drejtat e njohura me nënshkrimin e kontratave te
koncesionit dhe marrëveshjet e shitblerjes se energjisë.